DRG

Përmbajtja dhe qëllimi i trajnimit:

Në këtë program pjesmarrësit do të fitojnë njohuri mbi kërkesat ligjore, kufizimet operative, udhëzimet e paketimit, shënjimin, etiketimin, rregulloret për  dokumentacionin në lidhje me transportin e mallrave të rrezikshme, pranimin dhe trajtimin e dërgesave me mallra të rrezikshme dhe proceset përkatëse, gjithnjë në përputhje me manualët më të fundit të ICAO dhe IATA (The International Air Transport Association), si dhe legjislacionin vendor për transportin e  Mallrave të Rrezikshme përmes ajrit.

Trajnimi për transportin e mallrave të rrezikshme përmes ajrit është i zbatueshëm ndaj autoritetit kompetent kombëtar dhe është i obliguar për të gjithë të punësuarit e kategorive të mëposhtme:

  • Dërguesve të mallrave;
  • Shpediterëve;
  • Ofruesve të shërbimëve të trajtimit në tokë dhe agjëntëve të trajtimit të mallrave;
  • Operatorëve, dhe
  • Ofruesve të trajnimit.

Ky  trajnim është i obligueshëm për çdo organizatë, kompani apo individi që ofron shërbime të lidhura me:

  • Dërgesat e mallrave të rrezikshme të ofruara për transport ajror;
  • Trajtimin e udhëtarëve dhe bagazhit.