Home

DGR - Transporti i mallrave përmes ajrit

Në këtë program pjesëmarrësit do të fitojnë njohuri mbi kërkesat ligjore, kufizimet operative, udhëzimet e paketimit, shënjimin, etiketimin, rregulloret për  dokumentacionin në lidhje me transportin e mallrave të rrezikshme, pranimin dhe trajtimin e dërgesave me mallra të rrezikshme dhe proceset përkatëse, gjithnjë në përputhje me manualet më të fundit të ICAO dhe IATA (The International Air Transport Association), si dhe legjislacionin vendor për transportin e  Mallrave të Rrezikshme përmes ajrit.

Program i trajnimit nënkupton metodën e zhvilluar për kryerjen e trajnimeve, të përbërë nga ligjëratat, materialet e lidhura me kursin (të tilla si broshurat, projeksionet, video materialet, ushtrimet, etj.), shembujt e pyetjeve të testit dhe shënime të mësimdhënies;

ÇKA JANË MALLËRAT E RREZIKSHME ?

Mallra të rrezikshme janë artikujt ose substancat që janë në gjendje të paraqesin rrezik për shëndetin, sigurinë, pronën apo mjedisin dhe që janë të paraqitura në listën e mallrave të rrezikshme në Instruksionet Teknike, apo të cilat janë të klasifikuara sipas Instruksioneve Teknike.

Rregulloret e Asociacionit Ndërkombëtar të Transportuesve Ajror (IATA) përshkruajnë në detaje mallrat e rrezikshme që transportohen nga ajri. Për më tepër IATA ofron edhe rekomandime dhe udhëzime se si duhet të trajtohen këto mallra dhe si duhet të jenë të paketuara.

Pasagjerët janë të lejuar për të bartur disa mallra të rrezikshme me kusht për të respektuar rregulloret në fuqi dhe kërkesat specifike. Është e rëndësishme të theksohet se këto mallra në sasi komerciale nuk janë të lejuara të barten në bagazh të pasagjerëve por detyrimisht duhet të deklarohen.

TRANSPORTI I MALLRAVE TË RREZIKSHME PËRMES POSTËS

Në përputhje me Konventën e Unionit Postar Universal (UPU), mallrat e rrezikshme të definuara në Instruksionet Teknike nuk lejohen në postë, përveç me anë të përjashtimit të atyre që janë listuar në Rregulloren 8/2014.

AACK siguron respektimin e dispozitave që lidhen me transportin e mallrave të rrezikshme përmes ajrit.

KUJT I DEDIKOHET KY TRAJNIM ?

Trajnimi për transportin e mallrave të rrezikshme përmes ajrit është i zbatueshëm ndaj autoritetit kompetent kombëtar dhe është i obliguar për të gjithë të punësuarit e kategorive të mëposhtme:

- dërguesve të mallrave;

- shpediterëve;

- ofruesve të shërbimeve të trajtimit në tokë dhe agjentëve të trajtimit të mallrave;

- operatorëve, dhe

- ofruesve të trajnimit.

Ky  trajnim është i obligueshëm për çdo organizate, kompani apo individi që ofron shërbime të lidhura me:

- dërgesat e mallrave të rrezikshme të ofruara për transport ajror;

- trajtimin e udhëtarëve dhe bagazhit.

AUTORITETI KOMPETENT KOMBËTAR

Autoriteti i Aviacionit Civil i Republikës së Kosovës (AACK) është autoriteti kompetent kombëtar në Republikën e Kosovës dhe përgjegjës për transportin e mallrave të rrezikshme përmes ajrit, në pajtim me kriteret e ICAO (The International Civil Aviation Organization).

Studimet master
Studimet bachelor
Trajnimet
Projektet