CPC-(M) Menaxher

PROGRAMI PËR KOMPETENCË PROFESIONALE PËR MENAXHER TË OPERATORIT TRANSPORTUES/CPC-M

Trajnimet zhvillohen në bazë të programeve nga IRU Academy dhe duke u bazuar në  Udhëzimin Administrativ Nr. 2006/15, të MTPT-së

Programet trajnuese bazohen në:

  • Direktiva EU/2003/59  – të Parlamentit dhe Këshillit Evropian
  • Ligji për transportin rrugor Nr. 2004/1
  • Udhëzimi administrativ 2006/15

Qëllimi i trajnimit:

Kurset e trajnimit bazuar në Programet e Akademisë IRU, i janë përshtatur nevojave praktike të kompanive të transportit rrugor dhe shoferëve të tyre, duke i përgatitur ata për tregun gjithnjë e më të kërkuar në harmoni me rregulloret në fuqi. Materialet e kursit janë të dizajnuara për të bërë të mësuarit interaktiv për personat e përfshirë në transportin vendor dhe ndërkombëtar të mallrave dhe të udhëtareve.

Dokumentet e nevojshme:

  • Fletëparaqitja;
  • Certifikata mjekësore;
  • Letërnjoftimi ose pasaporta;
  • Patentë shoferi për kategorinë përkatëse.

Kohëzgjatja e kurseve:

  • Për transport vendor të udhëtarëve-18 ditë
  • Për transport ndërkombëtar të udhëtarëve-14 ditë
  • Për transport vendorë të mallrave-18 ditë
  • Për transport ndërkombëtar të mallrave-17 ditë

Vlerësimi i rezultateve të nxënies – provimet

Të gjithë kandidatët që përfundojnë me sukses ligjëratat nga pjesa teorike dhe ushtrimet nga pjesa praktike për transportin e mallrave dhe udhëtarëve, duhet t`i nënshtrohen provimit me shkrim para komisionit  profesional nga Ministria e Infrastrukturës.

Lëndët dhe përmbajta e trajnimit

Njohuritë që duhet të merren parasysh për njohjen zyrtare të kompetencës profesionale duhet të mbulohen nga lëndët për transportin rrugor të mallrave, përkatësisht të transportit rrugor të udhëtarëve.

  • E drejta Civile;
  • E drejta Tregtare;
  • E drejta e punës dhe sigurimit social;
  • E drejta fiskale;
  • Menaxhimi i biznesit dhe i financave të kompanisë;
  • Qasja në treg;
  • Standardet dhe aspektet teknike;
  • Siguria Rrugore.