CPC Shofer

Përshkrimi i trajnimit:

Nevoja për trajtimin profesional të çështjeve dhe problematikave të cilat nderlidhen me transportin e udhëtarëve/mallrave, ka krijuar një nevojë tjetër që të realizohen trajnime të vazhdueshme me strukturë profesionale dhe me staf të përgatitur profesionalisht. Një trajnim i tillë është edhe Programi për Kompetencë Profesionale për Shofer të Udhëtarëve/Mallrave  CPC-D. Ky trajnim është i akredituar nga IRU Academy dhe zhvillohet me Autorizimin e Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, duke u bazuar në  Udhëzimin Administrativ Nr. 10/2013 dhe 04/2015 të MMPHI-së.

Baza ligjore për mbajtjen e trajnimit:

Programi trajnues bazohen në:

  • Direktiva EU/2003/59 e Bashkimit Evropian;
  • Ligji për transportin rrugor Nr. 2004/1;
  • Udhëzimi administrativ 10/2013
  • Udhëzimi administrativ 04/2015 për ndryshimin dhe plotësimin e udhëzimit administrativ 10/2013.

Dokumentet e nevojshme për regjistrim:

  • Fletëparaqitja (me rastin e regjistrimit);
  • Certifikata mjekësore;
  • Dokument identifikues (letërnjoftimi ose pasaporta);
  • Patentë shoferi për kategorinë përkatëse.
  • Fletëpagesa (me rastin e regjistrimit).

Lëndët dhe përmbajta e trajnimit:

  • Rregullat e përgjithshme të komunikacionit.
  • Rreziqet për shkak të veprimeve të parregullta në komunikacion;
  • Lodhja e shoferit dhe kohëzgjatja e drejtimit;
  • Njohuritë e përgjithshme në fushën e transportit dhe administrimit;
  • Njohuritë për masat që duhet të merren në rast të incidentëve.
  • Njohuri të përgjithshme gjeografike për të përdorur hartat (kartat) gjeografike;
  • Njohuri të dokumenteve përkatëse të mjetëve dhe udhëtarëve, të përshkruara për transportin e udhëtarëve brenda vendit dhe për kalimin e kufirit.

Qëllimi i trajnimit:

Trajnimi për kompetencë profesionale për shofer të udhëtarëve/mallrave CPC-D qëllim kryesorë ka që të përgadisë shoferët me njohuritë dhe praktikat e nevojshme gjatë transportimit të udhëtarëve/mallrave, duke përfshirë të gjitha elementet të cilat sigurojnë një transport të sigurtë dhe efikas në përputhje me ligjet, rregulloret, kerkesat shkencore dhe teknike të cilat nderlidhen me transportin e udhëtarëve/mallrave.

Vlerësimi i rezultateve të nxënies – provimet:

Të gjithë kandidatët që përfundojnë me sukses ligjëratat nga pjesa teorike dhe ushtrimet nga pjesa praktike për transportin e udhëtarëve/mallrave, duhet t`i nënshtrohen provimit me shkrim para Komisionit  Profesional nga Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës MMPHI.