CPC (D) Shofer

PROGRAMI PËR KOMPETENCË PROFESIONALE PËR SHOFER / CPC-D

Ky program shërben për:

SHOFER TË TRANSPORTIT TË MALLRAVE

SHOFER TË TRANSPORTIT TË UDHËTARËVE

Programet trajnuese bazohen në:

  • Direktiva EU/2003/59  – të Parlamentit dhe Këshillit Evropian
  • Ligji për transportin rrugor Nr. 2004/1
  • Udhëzimi administrativ 2006/15

Qëllimi i trajnimit

Kurset e trajnimit bazuar në Programet e Akademisë IRU, i janë përshtatur nevojave praktike të kompanive të transportit rrugor dhe shoferëve të tyre, duke i përgatitur ata për tregun gjithnjë e më të kërkuar në harmoni me rregulloret në fuqi. Materialet e kursit janë të dizajnuara për të bërë të mësuarit interaktiv për personat e përfshirë në transportin vendor dhe ndërkombëtar të mallrave dhe të udhëtareve.

Dokumentet e nevojshme për kursin për shofer

  • Fletëparaqitja;
  • Certifikata mjekësore;
  • Letërnjoftimi ose pasaporta;
  • Patentë shoferi për kategorinë përkatëse;
  • Fletëpagesa.

Vlerësimi i rezultateve të nxënies – provimet

Të gjithë kandidatët që përfundojnë me sukses ligjëratat nga pjesa teorike dhe ushtrimet nga pjesa praktike për transportin e mallrave dhe udhëtarëve, duhet t`i nënshtrohen provimit me shkrim para komisionit profesional nga Ministria e Infrastrukturës.

Kursi për trajnimin e shoferëve

Provimi me shkrim përfshin dy teste:

  • Pyetje me shkrim që përbëhen qoftë pyetje me zgjidhje (përgjigje), të shumëfishta (secila me katër përgjigje të mundshme), pyetje që kërkojnë përgjigje direkt apo kombinim i të dy sistemeve;
  • Ushtrime me shkrim/studime të rastit (ngjarje);
  • Kandidati/ja duhet të dëshmon se ka fituar njohuri të mjaftueshme dhe do të kalon nëse ka plotësuar 70% të pyetjeve të sakta.

Përmbajta e trajnimit për shofer

Njohuritë që duhet të merren parasysh për njohjen zyrtare të kompetencës profesionale duhet të mbuloj lëndët për transportin rrugor të mallrave, përkatësisht të transportit rrugor të udhëtarëve.

  • Rregullat e përgjithshme të komunikacionit.
  • Rreziqet për shkak të veprimeve të parregullta në komunikacion;
  • Lodhja dhe kohëzgjatja e drejtimit;
  • Njohuritë e përgjithshme në fushën e transportit dhe administrimit;
  • Njohuritë për masat që duhet të merren në rast të incidenteve.
  • Njohuri të përgjithshme gjeografike për të përdorur hartat (kartat) gjeografike;
  • Njohuri të dokumenteve përkatëse të mjeteve dhe udhëtarëve, të përshkruara për transportin e udhëtarëve brenda vendit dhe për kalimin e kufirit.