CPC-(M) menaxher

Përshkrimi i trajnimit

Nevoja për trajtimin profesional të çështjeve dhe problematikave të cilat nderlidhen me transportin e udhëtarëve/mallrave, ka krijuar një nevojë tjetër që të realizohen trajnime me strukturë profesionale dhe me staf të përgaditur profesionalisht.Një trajnim i tillë është edhe Programi për Kompetencë Profesionale Për Menaxher të Operatorit Transportues të Udhëtarëve/Mallrave CPC-M. Ky trajnim ka bazë ligjore dhe profesionale e shkencore, të cilat e shohin si të nevojshëm një trajnim të tillë në kuadër të përmirësimit të shërbimeve të transportit kombëtar dhe  nderkombëtar të udhëtarëve/mallrave.

Trajnimet zhvillohen në bazë të programeve nga IRU Academy dhe duke u bazuar në  Udhëzimin Administrativ Nr. 10/2013 dhe 04/2015, të MMPHI.

Baza ligjore për mbajtjen e trajnimit

Programet trajnuese bazohen në:

  • Direktiva EU/2003/59  – të Parlamentit dhe Këshillit Evropian
  • Ligji për transportin rrugor Nr. 2004/1
  • Udhëzimi administrativ 10/2013
  • Udhëzimi administrativ 04/2015 për ndryshimin dhe plotësimin e udhëzimit administrativ 10/2013.

Qëllimi i trajnimit:

Qëllimi i këtij trajnimi është që të përgadis kuadro të aftë për të kryer punë të cilat nderlidhen me operimin me transport, duke ofruar sherbime profesionale me qëllimin e racionalizimit të proceseve transportuese dhe efikasitetin ekonomik të transportit të udhëtarëve/mallrave.

Dokumentet e nevojshme:

  • Fletëparaqitja (me rastin e regjistrimit);
  • Certifikata mjekësore;
  • Dokument identifikues (letërnjoftimi ose pasaporta);
  • Pagesa e trajnimit (me rastin e regjistrimit).

Lëndët dhe përmbajta e trajnimit:

Njohuritë që duhet të merren parasysh për njohjen zyrtare të Kompetencës profesionale mbulohen nga lëndët për transportin rrugor të udhëtarëve/mallrave.

Lëndët të cilat e përbëjnë këtë trajnim janë si më poshtë:

  1. E drejta Civile;
  2. E drejta Tregtare;
  3. E drejta e punës dhe sigurimit social;
  4. E drejta fiskale;
  5. Menaxhimi i biznesit dhe i financave të kompanisë për transport të udhëtarëve/mallrave;
  6. Qasja në treg;
  7. Standardet dhe aspektet teknike;
  8. Siguria Rrugore.

Vlerësimi i rezultateve të nxënies – provimet

Të gjithë kandidatët që përfundojnë me sukses ligjëratat nga pjesa teorike dhe ushtrimet nga pjesa praktike për transportin e mallrave dhe udhëtarëve, duhet t`i nënshtrohen provimit me shkrim para komisionit  profesional nga Ministria e Infrastrukturës.Procesit të testimit të njohurive i nënshtrohen të gjithë kandidatët dhe vlerësimi është objektiv dhe i bazuar në rezultatet të cilat i tregojnë kandidatët.