Home

CPC-(D) SHOFER



PROGRAMI PËR KOMPETENCË PROFESIONALE PËR SHOFER / CPC-D

Ky program shërben për:

SHOFER TË TRANSPORTIT TË MALLRAVE

SHOFER TË TRANSPORTIT TË UDHËTARËVE

Programet trajnuese bazohen në:

- Direktiva EU/2003/59  - të Parlamentit dhe Këshillit Evropian

- Ligji për transportin rrugor Nr. 2004/1

- Udhëzimi administrativ 2006/15

Qëllimi i trajnimit

Kurset e trajnimit bazuar në Programet e Akademisë IRU, i janë përshtatur nevojave praktike të kompanive të transportit rrugor dhe shoferëve të tyre, duke i përgatitur ata për tregun gjithnjë e më të kërkuar në harmoni me rregulloret në fuqi. Materialet e kursit janë të dizajnuara për të bërë të mësuarit interaktiv për personat e përfshirë në transportin vendor dhe ndërkombëtar të mallrave dhe të udhëtareve.

Dokumentet e nevojshme për kursin për shofer

- Fletëparaqitja;

- Certifikata mjekësore;

- Letërnjoftimi ose pasaporta;

- Patentë shoferi për kategorinë përkatëse;

- Fletëpagesa.

Vlerësimi i rezultateve të nxënies – provimet

Të gjithë kandidatët që përfundojnë me sukses ligjëratat nga pjesa teorike dhe ushtrimet nga pjesa praktike për transportin e mallrave dhe udhëtarëve, duhet t`i nënshtrohen provimit me shkrim para komisionit profesional nga Ministria e Infrastrukturës.

Kursi për trajnimin e shoferëve

Provimi me shkrim përfshin dy teste:

- Pyetje me shkrim që përbëhen qoftë pyetje me zgjidhje (përgjigje), të shumëfishta (secila me katër përgjigje të mundshme), pyetje që kërkojnë përgjigje direkt apo kombinim i të dy sistemeve;

- Ushtrime me shkrim/studime të rastit (ngjarje);

- Kandidati/ja duhet të dëshmon se ka fituar njohuri të mjaftueshme dhe do të kalon nëse ka plotësuar 70% të pyetjeve të sakta.

Përmbajta e trajnimit për shofer

Njohuritë që duhet të merren parasysh për njohjen zyrtare të kompetencës profesionale duhet të mbuloj lëndët për transportin rrugor të mallrave, përkatësisht të transportit rrugor të udhëtarëve.

- Rregullat e përgjithshme të komunikacionit.

- Rreziqet për shkak të veprimeve të parregullta në komunikacion;

- Lodhja dhe kohëzgjatja e drejtimit;

- Njohuritë e përgjithshme në fushën e transportit dhe administrimit;

- Njohuritë për masat që duhet të merren në rast të incidenteve.

- Njohuri të përgjithshme gjeografike për të përdorur hartat (kartat) gjeografike;

- Njohuri të dokumenteve përkatëse të mjeteve dhe udhëtarëve, të përshkruara për transportin e udhëtarëve brenda vendit dhe për kalimin e kufirit.

 

Studimet master
Studimet bachelor
Trajnimet
Projektet