Home

Burimet njerëzore

Tempulli ka numër të mjaftueshëm të personelit mësimor (profesorë, asistentë dhe instruktorë), punëtorë administrativë dhe teknikë, etj.

Pjesa dërmuese e profesorëve janë pesëdhjetë vite. Tempulli është shumë krenarë për raportin (përpjesëtimin) student mësimdhënës. Me qëllim të përtrirjes së stafit dhe rritjes së pjesëmarrjes së femrave në mësimdhënie, Tempulli është duke angazhuar në vazhdimësi asistentë të rinj dhe shumica e të cilëve janë femra

Zgjedhja e stafit akademik dhe administrativë bëhet me anë të konkursit. Pas publikimit të konkursit kandidatët e interesuar aplikojnë për vende të punës. Organizohen testet pranuese dhe intervistat duke e ngushtuar rrethin konkurues për pranim. Zgjidhen në pozita të punës kandidatët që kanë përgatitjen e duhur, përvojën dhe shkathtësitë e treguara gjatë intervistimit. Kjo bëhet për të shikuar nëse janë plotësuar kërkesat nga kandidati i zgjedhur dhe nëse rekrutimi mbetet në kuadër të planeve mësimdhënëse dhe financiare. Pikë e dobët e politikave për angazhimin e stafit është mungesa e pasqyrës së ngarkesës së punës së individëve dhe mundësia e rivendosjes së stafit.

Studimet master
Studimet bachelor
Trajnimet
Projektet