Sigurimet dhe Menaxhimi i Dëmeve nga Aksidentet

Specializimet:

  • Sistemet e Sigurimeve
  • Vlerësuesit e Dëmeve
  • Logjistika dhe Shpedicioni

Përshkrimi i programit:

Programi trevjeçar në Tempull “Sigurimet dhe Menaxhimi i Dëmeve nga Aksidentet”, do t’u ofrojë studentëve njohuri bashkëkohore teorike dhe praktike në fushën e Sigurimeve, Vlerësimit të Dëmeve dhe Logjistikës. Përmes këtij programi studentët do të zhvillojnë njohuri përmes mësimdhënies interaktive dhe punës praktike në fushën e sigurimeve, trajtimit dhe vlerësimit të dëmeve, logjistikës, në zgjedhje të çështjeve konkrete dhe zbatimin e tyre në praktikë. Programi ofrohet për herë të parë në Kosovë, është i orientuar nga praktika dhe i lidhur me tregun e punës, kjo ofron mundësi të gjerë të punësimit dhe zhvillimit të profesionistëve në fushat përkatëse për të plotësuar nevojat e këtij sektori, dhe sektorëve tjerë që integrojnë sigurimet, menaxhimin e dëmeve  dhe logjistikës në shërbimet e tyre.

Çka do të mësoj nga ky program?

  • Proceset Logjistike;
  • Proceset e sigurimit;
  • Vlerësimin e dëmit;
  • Menaxhimin në procesin e prodhimit;
  • Përdorimin e softuerëve;
  • Përcaktimin e specifikave të produkteve sipas kërkesës së klientit;
  • Shitjen;
  • Administrimin;
  • Kushtet e sigurimit të policës së sigurimit;
  • Administrimin e portofolit;
  • Aftësitë kërkimore.

Pse të studiojë Sigurimet dhe Menaxhimi i Dëmeve nga Aksidentet?

  • Program unik dhe i vetëm në Kosovë;
  • Program modern në përmbajtje dhe i dizajnuar në bashkëpunim me bizneset për të përmbushur nevojat e tregut të punës;
  • Aplikimi i të mësuarit teorik në praktikë përmes punës praktike;
  • Staf profesional;
  • Pjesëmarrje në Konferenca dhe hulumtime të ndryshme;
  • Shkëmbime studentore jashtë vendit.

Sa kushton programi?

Çmimi për programin Inxhineria e Trafikut dhe Siguria Rrugore për vitin akademik 2023/2024 është 1386* euro. Kontakto zyrtarët e Tempullit për bursat dhe zbritjet.

Planprogrami

Përshkrimi i lëndëve

Dokumentet për regjistrim

Linku për aplikim