Home

AUTO SHKOLLA

Dokumentacioni

Kandidati i cili dëshiron të aftësohet për kategorinë “B”, duhet të plotësojë këto kritere:

Mosha 18 vjet e tutje

Certifikata mjekësore

Letërnjoftimi

Certifikata e Kryqit të Kuq

Mosha minimale e lejuar e kandidatit për t’iu nënshtruar provimit për patentë shoferi është:

gjashtëmbëdhjetë (16) vjet, për kategoritë AM, M, A1, B1, L dhe T

tetëmbëdhjetë  (18)  vjet,  për  kategoritë  A2,  B  dhe BE

njëzet (20) vjet, për kategoritë A, nëse ka përvojë se paku dy (2) vjet në kategorinë A2. Kushti dy (2) vjet nuk vlen nëse kandidati për shofer i ka së paku njëzet e katër (24) vjet;

njëzet e një (21) vjet, për automjete me tri rrota (triçikletë) më tepër se 15 kw;

tetëmbëdhjetë (18) vjet, për kategoritë C1 dhe C1E;

njëzet e një (21), vjet për kategoritë C dhe CE;

njëzet e një (21), vjet për kategoritë D1 dhe D1E;

njëzet e katër (24) vjet, për kategoritë D dhe DE.

Studimet master
Studimet bachelor
Trajnimet
Projektet