Announcement

KONKURS PËR PRANIMIN E PUNTORËVE PËR KËTO POZITA

 

  1. Dy Zyrtar në Zyrën për Sigurimin e Cilësisë;
  2. Një Zyrtar administrative për Karriere dhe marrëdhënie ndërkombëtarë;
  3. Dy Instruktor të shoferëve për kategoritë B.

1. Për vendin e punës “Zyrtar për sigurimin e cilësisë” kandidati  duhet t`i plotësojë këto kushte: Të kenë të përfunduar studimet e ciklit të parë (Bachelor së paku), një vit përvojë pune në administratë, njohja e punës me kompjuter dhe mirëpritet njohja e gjuhës angleze.

Sigurimi i cilësisë:

 

  • koordinon funksionimin e aktiviteteve dhe proceseve të sigurimit të cilësisë,
  • organizon anketat e vlerësimit nga studentët dhe të aktiviteteve qendrore të trajnimit;
  • mbështet ekipet e cilësisë udhëheq me iniciativat specifike të cilësisë;
  • siguron që informacioni të shpërndahet dhe kultura pozitive e cilësisë të promovohet nëpërmjet një sërë mekanizmash të komunikimit;
  • harton raporte periodike dhe vjetore për sigurimin e cilësisë.

2. Për vendin e punës “Zyrtar administrative për Karriere dhe marrëdhënie ndërkombëtarë” kandidatet duhet t`i plotësojnë kushtet e mëposhtme:

Të kenë të përfunduar studimet e ciklit të parë (Bachelor sëpaku), një vit përvojë pune në administratë, njohja e punës me kompjuter.

Karriera dhe marrëdhëniet ndërkombëtarë:

 

  • mban marrëdhënie të vazhdueshme me Këshillin studentor;
  • drejton procesin e këshillimit të studentëve;
  • mban komunikim me tregun e punës;
  • ndihmon dhe mbështet studentët për orientim për përfshirjen në tregun e punës;
  • ofron asistencë në orientimin dhe zhvillimin e karrierave profesionale të studentëve;
  • angazhohet për krijimin e mundësive të vazhdueshme për studentët dhe stafin akademik për bashkëpunim ndërkombëtar;
  • angazhohet për organizimin e aktiviteteve/ngjarjeve te karakterit ndërkombëtar;
  • nisma për lidhje të marrëveshjeve të bashkëpunimit për shkëmbimin e studentëve dhe të stafit akademik;
  • pjesëmarrjes në programet e Bashkimit Evropian;
  • bashkëpunimit me institucionet e shteteve evropiane dhe më gjerë.

Gjithashtu Qendra mban kontakte të vazhdueshme, grumbullon informacione mbi të diplomuarit, si dhe është përgjegjëse për përgatitjen e librit të karrierë.

3. Për vendin e punës “Instruktorë i shofereve” kandidati duhet  të plotësojë këto kushte:  te ketë dëshmi (certifikatë ose diplomë) se ka përfunduar trajnimin për instruktor të shofereve, te ketë te dhënë provimin profesional për licencim të instruktorit të shoferëve nga Ministria e Infrastrukturës dhe Ambientit, të ketë njohuri mbi rregullat e vozitjes, të ketë etikë dhe integritet të lartë pune dhe të jetë në gjendje të punoj me orar fleksibil të punës. Dokumentet e nevojshme për aplikim të cilat duhet të dorëzohen janë: Certifikata e lindjes, Diploma e përgatitjes shkollore, fotokopja e letërnjoftimit,

Instruktor i shoferëve:

 

  • Është person i autorizuar për aftësim të kandidatëve për shoferë nga pjesa praktike për kategorinë përkatëse;
  • Instruktori i shoferëve brenda ditës ka të drejtë të punojë më së shumti tetë (8) orë nga pjesa praktike duke llogaritur edhe orët praktike të kandidatëve për kategoritë e ndryshme.
  • Instruktori i shoferëve gjatë orës praktike obligohet që me kohë dhe në mënyrë të rregullt të plotësojë urdhëresën e punës dhe me kohë dhe në mënyrë të rregullt të plotësojë kartelën e kandidatit.

Përshkrimi i punëve dhe raportimi behet sipas pozitave (vendeve te punës) është bazuar ne legjislacionin ne fuqi, ne Statutin e Kolegjit Tempulli dhe ne rregulloret përkatëse te brendshme.

Aplikacionet e kompletuara me dokumentacionin e kërkuar sipas konkursit duhet t`i dërgoni në mënyrë elektronike në adresën e emajlit [email protected] ose përmes postes apo edhe ti sjellni fizikisht ne një zarfe te mbyllur dhe ti vendosni ne kutinë postare në hyrje te ndërtesës.

Konkursi është i hapur nga data 6 Janar 2020 deri më 22 Janar 2020 ora 17.00.

Informatat: Kolegji Tempulli, rr. Eduard Lir nr. 156, Arbëria, 10000 Prishtinë.

 

Tel: 038 222 255, 045 903 903.

 

Vetëm kandidatët që vlerësohen për listën e ngushtë do të kontaktohen për intervista!