ADR

Përmbajtja dhe qëllimi i trajnimit:

 

Kurset e trajnimit bazuar në Programet e Akademisë IRU, i janë përshtatur nevojave praktike të kompanive të transportit rrugor dhe shoferëve të tyre, duke i përgatitur ata për tregun gjithnjë e më të kërkuar në harmoni me rregulloret në fuqi. Të gjitha materialet janë përditësuar me versionin e fundit të marrëveshjes së ADR.

Ky trajnim është i klasifikuar si vijon:
Klasa 1: Substancat dhe artikujt eksplodues;
Klasa 2: Gazrat;
Klasa 3: Materiet  ndezëse të lëngëta;
Klasa 4.1: Materiet ndezëse të ngurta, substancat vetaktive dhe eksplozivët e ngurtë të pandjeshme;
Klasa 4.2: Substancat që mund të vetndizen;
Klasa 4.3: Substancat që në kontakt më ujin krijojnë gazra që ndezën;
Klasa 5.1: Substancat  oksiduese;
Klasa 5.2: Peroksidët organikë;
Klasa 6.1: Substancat toksike;
Klasa 6.2: Substancat infektive;
Klasa 7: Materiet radioaktive;
Klasa 8: Substancat korroduese;
Klasa 9: Substancat dhe mallrat tjera të rrezikshme.

Dokumentet e nevojshme :

  • Fletëparaqitja;
  • Fotokopja e letërnjoftimit ose pasaportës;
  • Fotokopja e patentë shoferit për kategorinë përkatëse;
  • Fletëpagesa (për ndjekjen e kursit);
  • Fletëpagesa në llogari të Ministrisë së Infrastrukturës (për provim).