Home

ADR

 

 

PROGRAMI PËR  DHËNIEN E PROVIMIT PËR DREJTUES DHE MANIPULUES TË MALLRAVE TË RREZIKSHME ADR

Trajnimet zhvillohen në bazë të programeve nga IRU Academy dhe duke u bazuar në Udhëzimet Administrativ të MTPT-së, Nr. 2005/3 dhe 2006/11

Programet trajnuese bazohen në:

- European Agreement concerning the International Carriage of Dangerous Goods by Road (ADR) Volume I dhe II.

- Ligji  2004 / 6 për Transportin e mallrave të rrezikshme.

- Programet e IRU Academy, për Kursin ADR për vozitësit që transportojnë mallra të rrezikshme të paketuara dhe jo të paketuara.

Qëllimi i trajnimit

Kurset e trajnimit bazuar në Programet e Akademisë IRU, i janë përshtatur nevojave praktike të kompanive të

transportit rrugor dhe shoferëve të tyre, duke i përgatitur ata për tregun gjithnjë e më të kërkuar në harmoni me

rregulloret në fuqi. Të gjitha materialet janë përditësuar me versionin e fundit të Marrëveshjes së ADR.

Dokumentet e nevojshme për regjistrimin e kursit

- Fletëparaqitja;

- Fotokopja e letërnjoftimit ose pasaportës;

- Fotokopja e patentë shoferit për kategorinë përkatëse;

- Fletëpagesa (për ndjekjen e kursit);

- Fletëpagesa në llogari të Ministrisë së Infrastrukturës (për provim).

Kohëzgjatja e kurseve

- Kursi fillestar përmban 18 njësi mësimore;

- Kursi i special për transport me cisternë përmban 12 njësi mësimore;

- Kursi i special për bartjen e substancave dhe artikujve sipas Klasës 1, përmban 8 njësi mësimore;

- Kursi i special për transportin e materialit radioaktiv sipas Klasës 7, përmban 8 njësi mësimore;

- Kursi plotësues përmban 8 orë trajnimi.

Vlerësimi i rezultateve të nxënies – provimet

Të gjithë kandidatët që përfundojnë me sukses ligjëratat nga pjesa teorike dhe ushtrimet nga pjesa praktike për transport dhe manipulim me mallra të rrezikshme, do t`i nënshtrohen provimit para komisionit  profesional nga Ministria e Infrastrukturës.

Vetëm personat e moshës mbi 18 vjet janë të lejuar të punojnë me substanca të rrezikshme dhe të cilët janë të kualifikuar profesionalisht.

Vetëm personat mbi moshën 21 vjet janë të lejuar të transportojnë mallrat dhe materiet e rrezikshme,me kusht që të posedojnë lejen për kategoritë përkatëse të vozitjes dhe kurset-provimet  profesionale.

Klasifikimi i mallrave të rrezikshme

Mallrat e rrezikshme sipas ADR janë të klasifikuara si vijon:

Klasa 1:    Substancat dhe artikujt eksplodues;

Klasa 2:    Gazrat;

Klasa 3:    Materiet  ndezëse të lëngëta;

Klasa 4.1: Materiet ndezëse të ngurta, substancat vetëreaktive dhe eksplozivet e ngurta të pandjeshme;

Klasa 4.2: Substancat që mund të vetëndizen;

Klasa 4.3: Substancat që në kontakt me ujin krijojnë gazra që ndezen;

Klasa 5.1: Substancat  oksiduese;

Klasa 5.2: Peroksidet organike;

Klasa 6.1: Substancat toksike;

Klasa 6.2: Substancat infektive;

Klasa 7:    Materiet radioaktive;

Klasa 8:    Substancat korroduese;

Klasa 9:    Substancat dhe mallrat tjera të rrezikshme.

Llojet e kurseve

- Kursi fillestar;

- Kursi special për transport me cisternë;

- Kursi special për bartjen e substancave dhe artikujve të Klasit 1;

- Kursi special për transportin e materieve radioaktive të Klasit 7;

- Kursi plotësues.

Personat e përfshirë në transportin e materialeve të rrezikshme

- Shoferët;

- Personat të cilët marrin pjesë në përgatitjen e transportit (udhëheqësit-menaxherët e ngarkuar për marrjen dhe përcjelljen e ngarkesave);

- Personat e punësuar në ndërmarrjet për transportimin e mallrave-shpediterët;

- Personat të cilët me automjetet e tyre të transportit janë të përfshirë direkt në ngarkimin dhe shkarkimin e mallrave;

- Personat që punojnë në manipulimin e materialeve të rrezikshme në procesin teknologjik;

- Personat të cilët drejtpërdrejtë përdorin materiale të rrezikshme në punën e tyre të përditshme;

- Personat që kryejnë transport horizontal dhe vertikal të mallrave të rrezikshme (kamion vetëlëvizës, vinça, pirunier të dorës dhe hidraulikë, karroca dhe pajisje tjera).

Ç`ka pas dhënies së provimit

- Kandidati i cili kalon provimin për drejtues të mjetit për mallra të rrezikshme, i lëshohet certifikata e  ADR-ës, ndërsa kandidatit i cili aftësohet për manipulues me mallra të rrezikshme i lëshohet vërtetimi për manipulim me mallra të rrezikshme;

- Certifikata për drejtues të mjetit për mallra të rrezikshme dhe vërtetimi për manipulim me mallra të rrezikshme lëshohen në gjuhët zyrtare të Kosovës dhe kanë afat të vlefshmërisë 5 vite;

- Pas kalimit të vlefshmërisë së certifikatës për drejtues të mallrave të rrezikshme dhe vërtetimit për manipulues të mallrave të rrezikshme poseduesit duhet t'i nënshtrohen kursit të kualifikimit për të rifreskuar dëshminë e aftësisë;

- Ministria e Infrastrukturës do të organizojë provimin profesional për vazhdimin e këtyre dokumenteve;

- Ministria e Infrastrukturës për vazhdimin e këtyre dokumenteve mund ta lirojë kandidatin nga dhënia e provimit profesional, nëse kandidati dëshmon se nga marrja e certifikatës ose vërtetimit pandërprerë ka punuar më tepër se gjysmën e orarit të punës në punët e transportit të mallrave të rrezikshme;

- Vërtetimin e përmbushjes së kushtit nga pika 2 e këtij neni, e lëshon kompania ose personi juridik,ku dëshmon se pesë (5) vitet e fundit kandidati ka pas marrëdhënie pune.

Studimet master
Studimet bachelor
Trajnimet
Projektet