Home

Rreth nesh

Kolegji i Shkencave të Aplikuara Teknike “Tempulli “ (tani e tutje Kolegji “Tempulli”) ka traditën më të gjatë në arsimin privat në Kosovë, që nga viti 1992 punojmë në aftësimin dhe edukimin e vijuesve në fushën e trafikut.

Deri më tani kanë kaluar një numër i madh i studentëve si dhe vijuesve të kurseve të ndryshme profesionale. Jemi të bindur se me këtë punë kemi ndikuar në rritjen e punësimit dhe punësueshmërisë së njerëzve në Kosovë, në rritjen e sigurisë në trafik dhe në përmirësimin e cilësisë së ofertës së arsimit terciar profesional dhe të lartë në Kosovë.

Themeluesi i këtij institucioni ishte profesor Arif Krasniqi i cili thoshte:

”Trafiku është gjaku i sistemit ekonomik të çdo vendi por edhe i Kosovës dhe është bartësi kryesor i ndryshimit dhe zhvillimit të vazhdueshëm të vendit tonë. Rrugët e qarkullimit të  gjakut të këtij sistemi janë arteriet rrugore, hekurudhore, detare,  postare dhe ajrore”.

Për më tepër se dy dekada jetojmë dhe veprojmë me ju, duke u rritur në numër dhe duke u zhvilluar për çdo ditë, pastaj duke bërë përpjekje të vazhdueshme për të aftësuar dhe shkolluar kuadro të reja të cilët do të janë të gatshëm për punë.

Sikurse edhe më parë, vëmendje e madhe i është kushtuar edhe tani zhvillimit tuaj profesional, dhe kështu që gjatë studimeve, ju mund të inkuadroheni edhe në programe të shkurta profesionale me qëllim të rritjes së kompetencës suaj. Programet trajnuese janë përgatitur në atë mënyrë që mundë të arrijnë sasinë optimale dhe janë të kombinuara mirë njohuritë themelore teorike me punën dhe aftësitë profesionale praktike, duke garantuar që pas përfundimit me sukses të studimeve tuaja, ju të jeni në gjendje t’iu përgjigjeni plotësisht kërkesave për punë.

Në  shtetet  e  zhvilluara  të  botës  është  vërtetuar  disa  herë  fakti se  investimi  më  dobiprurës  për  çdo  individ  dhe  shoqëri,  është investimi në arsim dhe ngritje profesionale.

Ju priftë e mbara!

Studimet master
Studimet bachelor
Trajnimet
Projektet