Home

[email protected]

TITULLI I PROJEKTIT: Inkurajimi i procesit të zhvillimit të kurrikulave në bazë të rezultateve të mësimit dhe mësimin kërkimor në institucionet private të arsimit të lartë të Kosovës.

KOHËZGJATJA E PROJEKTIT: 15/10/2012 – 14/10/2014

ANTARËT E KONZORCIUMIT:

Universiteti i Salzburgut, Austria, (posedues i grantit)

Kolegji Universitar Cork, Ireland

Universiteti i Edinburg,Skotlandë

Universiteti POLITEHNICA Bukuresht, Rumani,

WUS Austri

Ministria e Arsimit, Shkecës dhe Teknologjisë, Kosovë,

Agjensioni i Akreditimit në Kosovë.

FUSHAT E SYNUARA: Arsimi dhe Punësimi.

PËRSHKRIMI I PROJEKTIT: " Inkurajimi i procesit të zhvillimit të kurrikulave në bazë të rezultateve të mësimit dhe mësimin kërkimor në institucionet private të arsimit të lartë të Kosovës " (LO @ IAL) Projekti është i financuar nga Komisioni Europian përmes programit TEMPUS IV. Ideja e projektit është e shtyrë nga nevoja për të mbështetur dhe inkurajuar institucionet e arsimit të lartë (IAL) të Kosovës në rritjen e procesit të zhvillimit të kurrikulave në bazë të rezultateve mësimore dhe mësimdhënies kërkimore.

QËLLIMET KRYESORE TË PROJEKTIT:

• Për të përcaktuar një grup të përshkruesve që tregojnë rezultatet e mësimit relevante me kualifikimet në nivelet 6 dhe 7, që një nxënës i fushës së biznesit mund t’i fitojë gjatë studimeve, në bazë të Kornizës Kombëtarë të Kualifimeve (KKK) dhe Kornizës Europiane të Kualifikimeve (KEK) (bazuar në matricën e njohurive, shkathtësive dhe kompetencave nga KKK dhe KEK );

• Për të ngritur mësimindhënien  bazuar në rezultatet e të nxënit;

• Të promovojë mësimin kërkimor;

• Për të zhvilluar indikatorët kyç për të monitoruar dhe shënuar aktivitetet kërkimore dhe zhvillimore;

• Të promovojë rishikimin e kurrikulave bazuar në kërkesat e tregut të punës;

• Forcimi i bashkëpunimit të institucioneve private të arsimit të lartë me ndërmarrjet;

• Për të përmirësuar shërbimet udhëzuese mbi karrierën për studentët. Financuar nga: Komisioni Europian nëpërmjet Tempus IV - Call 5 për Propozime EACEA 25/2011

Studimet master
Studimet bachelor
Trajnimet
Projektet