Shërbimi për studentë

Shërbimi për studentë ofron informata për programet e studimit, i pranojnë dhe i udhëzojnë studentët që vijnë, u ndihmojnë studentëve për t’i zgjedhur problemet e tyre lidhur me akomodim, njohjen e kurseve etj.

Disa nga shërbimet që ofrohen nga ky departament janë:

  • Regjistrimi në studime dhe programe profesionale në Qendrën për Zhvillim Profesional-QZHP;
  • Orari i mësimit, ligjeratave, ushtrimeve, konsultimeve dhe provimeve;
  • Paraqitja e provimit dhe marrja e rezultateve;
  • Aplikimi për vërtetime, certikata,etj;
  • Paraqitja e kërkesave të ndryshme të parapara në kontratë të studimit, etj.