Misioni

Në përputhje me rolin dhe rëndësinë e transportit për zhvillimin ekonomik të Kosovës, misioni i Kolegjit “Tempulli” në dekadën e tretë të punës së vet ka synim kryesor që të vazhdojë, të promovojë dhe të shpërndajë njohuritë, shkathtësitë dhe aftësitë në fushën e trajnimeve profesionale dhe programeve akademike me qëllim të menaxhimit të trafikut, rritjes së sigurisë në rrugë dhe lehtësimit të komunikimit dhe bashkëpunimit me institucionet relevante, biznesin, industrinë, etj.