Tempulli akreditohet për programet trajnuese për operuesit e kamionëve për ngritje, operuesit e vinçave si dhe trajnimet profesionale për shoferët e taksive dhe furgonave

Tempulli akreditohet për programet trajnuese për operuesit e kamionëve për ngritje, operuesit e vinçave si dhe trajnimet profesionale për shoferët e taksive dhe furgonave

  • Date & Time:
    • Mars 4, 2020

Prishtinë, 04 mars 2020

Këshilli Drejtues i Autoritetit Kombëtar të Kualifikimeve në takimin e fundit ka validuar dhe ka akredituar edhe disa standarde të reja të profesionit, të cilat do të ofrohen për herë të parë në Kosovë. Këto trajnime janë mjaft të nevojshme për zhvillimin e sektorit të tregtisë, ndërtimeve, industrisë, logjistikës, terminaleve doganore dhe të transportit.

Tash e tutje qytetarët e Kosovës nuk kanë nevojë të udhëtojnë jashtë vendit për të ndjekur këto trajnime dhe aftësime. Kolegji Tempulli si qendra më e madhe e trajnimeve të kësaj fushë në vend, do të organizojë edhe këto kualifikime.

Kosova bëhet vendi i parë në rajon ku do të organizohen këto trajnime të validuara dhe të akredituara. Për më tepër të gjitha këto trajnime janë të njohura nga organet kompetente të Kosovës dhe janë të pranuara plotësisht edhe nga shtetet e BE-së.

Join event

2020-3-4 2020-3-4 Europe/London Tempulli akreditohet për programet trajnuese për operuesit e kamionëve për ngritje, operuesit e vinçave si dhe trajnimet profesionale për shoferët e taksive dhe furgonave Prishtinë, 04 mars 2020 Këshilli Drejtues i Autoritetit Kombëtar të Kualifikimeve në takimin e fundit ka validuar dhe ka akredituar edhe disa standarde të reja të profesionit, të cilat do të ofrohen për herë të parë në Kosovë. Këto trajnime janë mjaft të nevojshme për zhvillimin e sektorit të tregtisë, ndërtimeve, industrisë, logjistikës, terminaleve doganore […] Not indicated
Add to Calendar
You already has been joined the event.
×
Thank you! You joined the event.
×