Takimi i Këshillit Mësimor Shkencor

Takimi i Këshillit Mësimor Shkencor

  • Date & Time:
    • Maj 18, 2020

 

Prishtinë, 18 Maj 2020

Takimin e hapi Dekani Prof. Visar Baxhuku dhe pas aprovimit të rendit të ditës filluan diskutimet për mbarëvajtjen e procesit mësimor nga semestri i kaluar, mbarëvajtjen e procesit mësimor dhe provimeve në platformat virtuale (online), procesin e akreditimit institucional, etj.

Diskutimin e vazhdojë Prof. Ema Berisha-Krasniqi e cila foli për mbarëvajtjen e procesit mësimor. Përfaqësuesja e studenteve ne këtë takim ishte Kryetarja e Këshillit Studentor Pranvera Grainca e cila foli për përshtypjen e studentëve për procesin mësimor gjatë COVID 19, duke shtuar se studentët e kanë mirëpritur mësimin nga distanca si një përvojë e re dhe mjaftë interesante. Më pas Prof. Mevlan Bixhaku e vlerësoji angazhimin e studentëve në këtë kohe dhe tregoji se këtë vlerësim e mbështet në numrin e madh të studentëve që marrin pjesë në ndjekjen e ligjëratave dhe provimeve. Prof. Shpetim Lajqi po ashtu e vlerësoj procesin mësimor para dhe gjatë COVID 19. Prof. Gjelosh Vata  kërkojë takime shtesë në kolegj për të analizuar përgatitjet rreth procesit të akreditimit. Prof. Eflorim Hajra ka falënderuar studentet për angazhimin e tyre gjate mësimit online.  Prof. Ramadan Duraku ka shprehur vullnetin për bashkëpunim në të gjitha proceset duke vlerësuar progresin e arritur në Kolegjin Tempulli. Fjalën e mori edhe Sekretarja e Përgjithshme znj. Fatime Krasniqi e cila falënderoj shumë pjesëmarrësit për kohën e tyre po edhe për përkushtimin shumë vjeçar në Kolegjin Tempulli.  Ne takim morën pjese: Prof. Visar Baxhuku-Dekan, Prof. Ema Berisha Krasniqi- Pro Dekane, Prof. Mevlan Bixhaku, Drejtor i Institutit, Prof. Dr. Shpëtim Lajqi, Prof. Dr. Ramadan Duraku, Prof. Eflorim Hajra-Kordinator, Prof. Gjelosh Vata-Kordinator, Msc. Shpresa Ibrahimi-Zyrtare për cilësi, Pranvera Grainca-studente dhe Endi Ademaj-student. Me ftesë të Dekanit në takim mori pjesë si mysafir edhe Kryetari i Këshillit Drejtues Prof. Muhamed Krasniqi.

Join event

2020-5-18 2020-5-18 Europe/London Takimi i Këshillit Mësimor Shkencor   Prishtinë, 18 Maj 2020 Takimin e hapi Dekani Prof. Visar Baxhuku dhe pas aprovimit të rendit të ditës filluan diskutimet për mbarëvajtjen e procesit mësimor nga semestri i kaluar, mbarëvajtjen e procesit mësimor dhe provimeve në platformat virtuale (online), procesin e akreditimit institucional, etj. Diskutimin e vazhdojë Prof. Ema Berisha-Krasniqi e cila foli për […] Not indicated
Add to Calendar
You already has been joined the event.
×
Thank you! You joined the event.
×