Implementohet projekti i Tempullit për shtegun e biçikletave

Implementohet projekti i Tempullit për shtegun e biçikletave

  • Date & Time:
    • Prill 30, 2020

Prishtinë, 30 Prill 2020

Ka disa ditë që Komuna e Prishtinës ka filluar të implementojë fazën e parë të projektit infrastrukturor në Lagjen Dardania. Ky projekt është punuar me shumë vullnet dhe profesionalizëm nga Kolegji Tempulli, i cili në kuadër të punës për komunitetin ka dhuruar falas këtë projekt për Komunën e Prishtinës. Projekti parasheh zgjerimin e disa rrugëve, rregullimin e parkingjeve, rregullimin e shtigjeve për këmbësorë. Për herë të parë në Prishtinë në Lagjen Dardania do të vendoset edhe shtegu për biçikleta sipas standardeve përkatëse. Shtegu kryesor për këmbësor (shëtitorja) dhe shtegu kryesor për biçikleta do të jenë përgjatë gjithë rrugës “Ilaz Kodra”. Janë disa kilometra gjatësi të shtigjeve duke filluar nga Ora te Kurrizi deri te ndërtesa e KEDS-it.

Përveç kësaj projekti i Tempullit parasheh edhe një analizë të qarkullimit dhe sinjalizimit për tërë Lagjen Dardania, së bashku me rekomandimet e bazuara në hulumtimet e zhvilluara në terren. Projekti parasheh edhe ndërrimin e drejtimeve të lëvizjeve në disa rrugë dhe vendosjen e shenjave një drejtimëshe.

Join event

2020-4-30 2020-4-30 Europe/London Implementohet projekti i Tempullit për shtegun e biçikletave Prishtinë, 30 Prill 2020 Ka disa ditë që Komuna e Prishtinës ka filluar të implementojë fazën e parë të projektit infrastrukturor në Lagjen Dardania. Ky projekt është punuar me shumë vullnet dhe profesionalizëm nga Kolegji Tempulli, i cili në kuadër të punës për komunitetin ka dhuruar falas këtë projekt për Komunën e Prishtinës. Projekti parasheh zgjerimin e […] Not indicated
Add to Calendar
You already has been joined the event.
×
Thank you! You joined the event.
×