TITULLI I PROJEKTIT: Inkurajimi i procesit të zhvillimit të kurrikulave në bazë të rezultateve të mësimit dhe mësimin kërkimor në institucionet private të arsimit të lartë të Kosovës.
KOHËZGJATJA E PROJEKTIT: 15/10/2012 – 14/10/2014
ANTARËT E KONZORCIUMIT:
- Universiteti i Salzburgut, Austria, (posedues i grantit)
- Kolegji Universitar Cork, Ireland
- Universiteti i Edinburg,Skotlandë
- Universiteti POLITEHNICA Bukuresht, Rumani,
- WUS Austri
- Ministria e Arsimit, Shkecës dhe Teknologjisë, Kosovë,
- Agjensioni i Akreditimit në Kosovë.
FUSHAT E SYNUARA: Arsimi dhe Punësimi.
PËRSHKRIMI I PROJEKTIT: ” Inkurajimi i procesit të zhvillimit të kurrikulave në bazë të rezultateve të mësimit dhe mësimin kërkimor në institucionet private të arsimit të lartë të Kosovës ” (LO @ IAL) Projekti është i financuar nga Komisioni Europian përmes programit TEMPUS IV. Ideja e projektit është e shtyrë nga nevoja për të mbështetur dhe inkurajuar institucionet e arsimit të lartë (IAL) të Kosovës në rritjen e procesit të zhvillimit të kurrikulave në bazë të rezultateve mësimore dhe mësimdhënies kërkimore.
QËLLIMET KRYESORE TË PROJEKTIT:
- Për të përcaktuar një grup të përshkruesve që tregojnë rezultatet e mësimit relevante me kualifikimet në nivelet 6 dhe 7, që një nxënës i fushës së biznesit mund t’i fitojë gjatë studimeve, në bazë të Kornizës Kombëtarë të Kualifimeve (KKK) dhe Kornizës Europiane të Kualifikimeve (KEK) (bazuar në matricën e njohurive, shkathtësive dhe kompetencave nga KKK dhe KEK );
- Për të ngritur mësimindhënien bazuar në rezultatet e të nxënit;
- Të promovojë mësimin kërkimor;
- Për të zhvilluar indikatorët kyç për të monitoruar dhe shënuar aktivitetet kërkimore dhe zhvillimore;
- Të promovojë rishikimin e kurrikulave bazuar në kërkesat e tregut të punës;
- Forcimi i bashkëpunimit të institucioneve private të arsimit të lartë me ndërmarrjet;
- Për të përmirësuar shërbimet udhëzuese mbi karrierën për studentët. Financuar nga: Komisioni Europian nëpërmjet Tempus IV – Call 5 për Propozime EACEA 25/2011