Ecja e Tempullit nëpër vite…


Picture

Tempulli nënshkruan Marrëveshje bashkëpunimi me Universitetin “Aleksandër Moisiu” Durrës.


2016

Picture

Tempulli nënshkruan Marrëveshje bashkëpunimi me Universitetin Sapienza të Romës; Fakultetin e Shkencave Teknike të UKLO University St. Climent Ohridski; kompanin italiane “Politecnica”.


2015

Picture

Tempulli bëhet pjesë e projektit SEED që synon të harmonizojë kualifikimet e vozitësve profesionist në rajonin e Evropës Juglindore, ku janë të përfshira Kosova, Serbia, Maqedonia, BH dhe Kroacia.Poashtu, Tempulli nënshrkuan Marrëveshje bashkëpunimi me European Road Stars Academy nga Belgjika për zhvillimin e programeve profesionale.


2014

Picture

Tempulli ri-emërtohet sërish Kolegj dhe arrin marrëveshje me MASHT-in dhe disa ministri, institucione tjera vendore dhe ndërkombëtare për organizimin e fushatës në shkallë vendi “Siguria në rrugë”. Po ashtu këtë vit fillon me emetimin e emisionit televiziv javor “Siguria në rrugë” .


2013

Picture

Tempulli këtë vit shënon njëzetvjetorin e themelimit. Në pranverën e këtij viti Tempulli autorizohet nga Ministria Infrastrukturës për zhvillimin e trajnimit për dhënien e provimit për drejtues dhe manipulues të mallrave të rrezikshme (ADR), trajnimet për menaxher dhe shoferë profesionist në transportin vendor dhe ndërkombërar të udhëtarëve dhe mallrave (CPC).


2012

Picture

Tempulli merr edhe një akreditim ndërkombëtar nga Unioni Ndërkombëtar i Rrugëve – IRU Academy nga Zvicra dhe bëhet anëtare me të drejta të plota të këtij unioni me seli në Gjenevë.


2011

Picture

Tempulli është përfitues në projektin e përbashkët të Tempus të Komisionit Europian dhe akreditohet nga Instituti i Certifikuar për Logjistikë dhe Transport (CILT) me seli në Londër.


2010

Picture

Tempulli bazuar në rekomandimet e Këshillit Britanik për Akreditim (BAC) nga Kolegji Universitar shëndrrohet në Shkollë të Lartë Profesionale dhe si e tillë është akredituar nga Agjencia e Kosovës për Akreditim (AKA) dhe licencuar nga MASHT-i.


2009

Picture

Tempulli nënshkruan disa marrëveshje bashkëpunimi me institucione vendore dhe ndërkombëtare në fushën e arsimit të lartë.

2008

Picture

Tempulli autorizohet nga MTPT-ja për zhvillimin e programit trajnues për inspektues të kontrollimit teknik të automjeteve.

2007

Picture

Tempulli zgjeron kapacitetet e veta duke filluar organizimin e programit profesional për instruktor për të gjitha kategoritë e ngasjes.

2006

Picture

Tempulli shënon rezultate të reja sidomos në fushën e bashkëpunimit me institucionet tjera dhe rilicencohet nga MASHT-i.


2005

Picture

Tempulli themelon shkollën e mesme dhe licencohet nga MASHT-i për të gjitha drejtimet e komunikacionit.

2004

Picture

Tempulli ofron shërbime profesionale për RTK-në, në realizimin e emisionit “Drita e blertë” në kuadër të programit arsimor.

2002

Picture

Tempulli organizon studimet e larta në fushën e komunikacionit dhe transportit dhe merr akreditimin preliminar nga Departamenti i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë të UNMIK-ut.

2001

Picture

Tempulli është ndër nismëtarët e parë të formimit të Sindikatës së Pavarur të Auto Shkollave të Kosovës dhe Selia e kësaj Sindikate për Regjionin e Prishtinës.

1997

Picture

Tempulli boton numrin e parë të revistës “Auto Tempulli.”

1996

Picture

Tempulli fillon aftësimin e kandidatëve për drejtues të mjeteve motorike për kategoritë “B” dhe “C”.

1995

Picture

Tempulli fillon organizimin e kurseve të gjuhëve të huaja në të gjitha nivelet.

1994

Picture

Tempulli është themeluar si subjekt i pavarur privat dhe përmes Byrosë së vet merrej me analiza dhe ekspertiza të aksidenteve në trafik.

1992