Alumni

Shërbimi për studentët e diplomuar në Kolegjin Tempulli është urë lidhëse në mes të studentëve të kolegjit tonë dhe kompanive në vend.

Përmes këtij shërbimi studentëve të diplomuar ju ndihmohet në krijimin e karrierës së tyre duke ju ofruar qasje për të kontaktuar institucionet shtetërore dhe private lidhur me mundësitë për punësim.

Shërbimi Alumni për studentë ka për qëllim:

  • Ndihmojë dhe përkrahë studentët të planifikojnë, identifikojnë, përpunojnë dhe realizojnë qëllimet e karrierës për kërkimin e vendit të punës.
  • Ofron informata aktuale për mundësitë për punësim ose vazhdim të studimeve dhe trajnimeve profesionale.
  • Ofron informata aktuale për tregun e punës.
  • Organizon ngjarje që u mundëson studentëve të krijojnë lidhje, intervista me punëdhënësit.