Prishtinë 14 Maj 2013
Forumi për Siguri në Rrugë (FSRr), me rastin e lansimit të projektit kombëtar “Siguria në rrugë” në ora 10:00 mbajti një konferencë për shtyp në objektin e ShLP Tempulli.
Forumi për Siguri në Rrugë është një forum gjithëpërfshirës në nivel vendi i përbërë nga përfaqësues të insitucioneve vendore dhe ndërkombëtare të përbërë nga Ministria e Punëve të Brendshme, Ministria e Infrastrukturës, Ministria e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Policia e Kosovës, ICITAP – Ambasada e SHBA-ve, Këshilli i Nxënësve të Kosovës, Këshilli i Prindërve të Kosovës, Këshilli i Mësimdhënësve të Kosovës, Asociacioni i Komunave të Kosovës, OSBE, Komuna e Prishtinës, Federata e auto shkollave të Kosovës, Studio e dizajnit RROTA, ku organizator të aktiviteteve janë Shkolla e lartë profesionale Tempulli dhe Asociacioni kosovar i motorizimit (AMRKS).
Të pranishëm ishin të gjithë përfaqësuesit e institucioneve të lartëpërmendura dhe nikoqir i takimit ishte Tempulli.
Takimin e hapi z. Muhamed Krasniqi, drejtor i ShLP Tempulli , i cili edhe ishte ideatori i këtij projekti, ku prezentoi projektin në tërësi duke shprehur mirënjohje për kontributin e përfaqësuesve institucional me theks të veçantë në Ministrinë e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë dhe Policinë e Kosovës.
Projekti do të zgjasë gjatë gjithë vitit dhe do të zhvillohet në tri faza. Qëllimi i projektit sipas z. Krasniqi është rritja e sigurisë së fëmijëve në komunikacion, nxitja e kreativitetit të nxënësve për kulturën e komunikacionit rrugor duke ju ofruar programe shtesë në proceset arsimore si parandalimi i aksidenteve në rrugë dhe rritja e sigurisë në komunikacion.
Në emër të MASHT-it foli znj. Fatime Jasiqi e cila njoftoi të pranishmit për shkollat e përfshira në projekt nga i gjithë vendi dhe aktivitete që përshijnë shkollat ku potencoi që është një ndër aktivitetet e vetme ku përfshihen të gjitha shkollat dhe të gjitha komunitetet etnike.
Drejtori në Departamentin per Sigurine Publike-MPB, z.Driton Gashi poashtu shprehu gatishmërinë dhe përkrahjen që MPB-ja, do ti japë këtij projekti dhe përgëzoi ideatorin për organizimin e këtij projekti me vlerë të madhe.
Projekti dhe aktivitetet e planifikuara u përkrahën pa rezerva edhe nga z.Fisnik Cakaj, përfaqësuest nga Ministria e Infrastrukturës , si dhe z. Enver Dugolli në cilësinë e Forcës së Sigurisë së Kosovës i cili ofroi po ashtu mbështetje logjistike për aktivitetet e projektit. Aspektet teknike të programit i shpalosi z. Kolë Paloka, ekspert shumëvjeçar në fushën e komunikacionit.
Aktivitetet në kuadër të projektit pritet të fillojnë gjatë këtij muaji në shkollat e planifikuara nga MASHT-i.
LTKy program përveç akreditimit nga Agjencia e Kosovës për Akreditim (AKA) është i akredituar edhe nga The Chartered Institute of Logistics and Transport – International (CILT). Ky program është dizajnuar për individët që veq punojnë në profesionin e logjistikës dhe transportit, zakonisht në menaxhmentin e mesëm.
KRRTNë Kosovë nuk mund të mendohet ndonjë zhvillim shumë i shpejtë i infrastrukturës. Kjo konsiston në nevojën e shkollimit të kuadrove të cilat që nga fillimi do të përgatiteshin profesionalisht në sferat përkatëse.
KPTMe zhvillimin e teknikës dhe teknologjisë bashkëkohore të Telekomit evropian dhe botëror edhe Telekomi i Kosovës është kyçur në rrjetin ndërkombëtar. Prandaj, për projekte të reja nevojitet trajnimi, përkatësisht përgatitja e kuadrove profesionale.
KHTPrej Luftës së fundit në Kosovë nuk ka ekzistuar asnjë shkollë e mesme e lëre më shkollë të lartë për hekurudha. Hekurudhat e Kosovës janë menaxhuar me punëtorë të ardhur nga viset tjera të ish Jugosllavisë.
KATKy program studimi profesional është organizuar për herë të parë në vend në vitin akademik 2011/2012. Nevojat për shkollimin e kuadrove të reja në fushën e komunikacionit ajror janë të mëdha. Këtë fakt do t`a ilustronim me një të dhënë se Aeroporti i Prishtinës brenda një viti shënon fluks prej 1-1.2 milion udhëtarësh.