Trafiku rrugor

Profili “Trafiku rrugor” është kualifikim i validuar dhe i akredituar nga Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve (AKK) përmes Vendimit Nr. 01-600 të datës 21.11.2017. Profili “Trafik rrugor” i përket Nivelit IV sipas Kornizës Kombëtarë të Kualifikimeve (KKK) me 42 kredi të Arsimit dhe Aftësimit Profesional APP.

 

1. Qëllimet e përgjithshme të shkollimit

Qëllimi kryesor i shkollimit për profilin “Trafik Rrugor” është zhvillimi i personalitetit të kandidatëve për t’u inkuadruar në një shoqëri demokratike si qytetarë aktivë e kompetentë, si dhe për t’u angazhuar me sukses në tregun e punës gjithnjë në ndryshim. Sfida të rëndësishme për arritjen e këtij qëllimi janë dhe zhvillimi i ndjenjës të vetëbesimit, kultivimi i vullnetit të lirë në marrjen e vendimeve, nxitja e ndjenjës të sipërmarrjes dhe gatishmërisë për të nxënë gjatë gjithë jetës.

Për të realizuar këto qëllime, është e nevojshme që qendra e kompetencës t’u krijojë kandidatëve:

  • Mundësi të përshtatshme për të nxënë pavarësisht nga gjinia, raca, etniteti dhe aftësitë fizike e mendore;
  • Mundësi për të zhvilluar kompetencat profesionale, të bazuara në njohuritë, shprehitë dhe qëndrimet/vlerat, të mjaftueshme për të lehtësuar punësimin dhe përparimin drejt arsimit e aftësimit profesional të mëtejshëm;
  • Kushte për të njohur dhe zbatuar parimet e zhvillimit të qëndrueshëm, rregullat e mbrojtjes në punë dhe të ruajtjes së mjedisit, në përputhje me standardet ndërkombëtare;
  • Kushte për t’u njohur me teknologjitë dhe proceset e punës aktuale e të perspektivës, në sektorin e shërbimeve për Furnitor;
  • Lehtësi për të kuptuarit e mjedisit shoqëror dhe ekonomik, lokal, kombëtar dhe rajonal, si dhe për të qenë të vetëdijshëm për rolin që mund të luajnë në këtë mjedis;
  • Mbështetje për të zhvilluar ndjenjën e disiplinës, kuriozitetin intelektual dhe vlerat morale;
  • Kushte për tu vlerësuar drejt dhe me realizëm në lidhje me potencialin dhe arritjet e tyre;
  • Mbështetje për të marrë përgjegjësi në procesin e zhvillimit të tyre të vazhdueshëm personal dhe profesional;
  • Mbështetje për të zhvilluar format e bashkëpunimit dhe të besimit të ndërsjellë nëpërmjet përvojës së punës praktike;
  • Mundësi për t’u njohur me zhvillimet perspektive të profesionit të tyre, të para këto në kontekstet e integrimit rajonal dhe Evropian;
  • Siguroj shëndetin dhe sigurinë në vendin e punës.

 

 

2. Plani mësimor i profilit “Trafiku rrugor

Modulet profesionale obligative

  • Modulet profesionale obligative
  • Puna me Kompjuter, njohuri fillestare me AutoCAD
  • Njohuritë për automjetet
  • Sinjalizimi rrugor
  • Aksidentet rrugore
  • Rregullimi në trafikun rrugor
  • Mekanizmat ngarkues
  • Mbrojtja në punë dhe ruajtja e mjedisit

Modulet profesionale zgjedhore

  • Teoria e lëvizjes
  • Konventat ndërkombëtare të trafikut rrugor

 

Konventat ndërkombëtare të trafikut rrugor

Me përfundimin e suksesshëm të shkollimit në profilin “Trafik Rrugor”, kandidatët do të janë të aftë të ushtrojnë kompetencat profesionale si më poshtë:

  • Përgatit vendin e punës;
  • Përzgjedhë, përdor dhe mirëmban veglat dhe mjetet e punës;
  • Vendosë shenjat e sinjalizimit vertikal në rrugë;
  • Shënon (vendos) vijat gjatësore dhe tërthore të sinjalizimit horizontal në rrugë;
  • Kryen punime të thjeshta të mirëmbajtjes së automjeteve;
  • Bën kontrollimin teknik të automjeteve;
  • Zbaton rregullat për ruajtjen e mjedisit;
  • Mbledhë të dhënat për shfrytëzimin e autoparkut;
  • Zbaton programin e mirëmbajtjes së autoparkut;
  • Bën mirëmbajtjen e sinjalizimit horizontal dhe vertikal;
  • Përpilon skicimin e projektit të sinjalizimit;
  • Kryen matje në vendin e aksidentit;
  • Zbaton rregullat e sigurisë teknike dhe të mbrojtjes në punë;
  • Kryen punët e nevojshëm për regjistrimin e automjeteve;
  • Mbledhë dhe dorëzon dokumentacionin për automjetet e aksidentuara;
  • Bën numërimin e trafikut;
  • Plotëson policën e sigurimit motorik të automjetit

 

4. Kohëzgjatja e shkollimit

Për këtë profil profesioal janë paraparë 420 orë mësimore (teori, ushtrime, punë praktikë dhe vlerësim) në kohëzgjatje prej 1 viti.

Leave a comment