Struktura e studimeve

Në dy semestrat e parë (VII dhe VIII) janë vënë lëndët profesionale të përgjithshme të cilat përfaqësojnë bazën mbi përvetësimin e disiplinave profesionale në transport. Në semestrin e nëntë (IX) i ofrohen lëndët profesionale përkatëse varësisht nga specializimi. Në semestrin e dhjetë (X) aplikohet zbatimi i përvojës (stazhit) përkatësisht praktika profesionale dhe në fund  prezantohet puna hulumtuese në formë projekti specialistik përmes së cilës studenti diplomon. Studimet mund të regjistrohen të rregullta dhe pa shkëputje nga puna.