Programi për pyetës ( Examiner )

DOKUMENTACIONI PËR KONKURIM:

Kandidati duhet të paraqes këto dokumente (Neni 4 UA Nr. 2008/2):

  • Aplikacionin.
  • Dëshminë për përgatitjen profesionale – diploma universitare.
  • Patentë shoferin e vlefshëm të lëshuar nga Republika e Kosovës.
  • Letërnjoftimin apo pasaportën e vlefshme të lëshuar nga Republika e Kosovës.
  • Certifikatën mjekësore.
  • Vërtetimin e lëshuar nga Gjykata Komunale që kandidati nuk ka pengesa ligjore për ushtrimin e veprimtarisë.

KUSHTET LIGJORE DHE SHTRIRJA E PROGRAMIT TRAJNUES:

Trajnimi zhvillohet sipas Plan programit për pyetës të miratuar nga Ministria e Infrastrukturës (Pika a, Vendimi Nr. 01-252 datë 08.02.2011) dhe është program i licencuar nga MASHT-i (Vendimi Nr. 2/6-615 dt. 22.03.2012). Programi trajnues bazohet po ashtu nenin 6 të Udhëzimit Administrativ (UA) Nr. 2008/2 dhe në përbëhet nga dy pjesë dhe përmban 120 orë mësimore, 60 orë mësimore në pjesën teorike dhe 60 orë tjera mësimore në pjesën praktike.

Pjesa teorike e trajnimit përfshinë lëndët

  1. Rregullat e komunikacionit dhe siguria (20 orë mësimore/ligjërata).
  2. E drejta në komunikacion – dispozitat ligjore (10 orë mësimore/ligjërata).
  3. Teknika e komunikacionit (16 orë mësimore/ligjërata).
  4. Njohurit mbi mjetin motorik (16 orë mësimore/ligjërata).
  5. Psikologjia dhe etika në komunikacion (6 orë mësimore/ligjërata).
  6. Didaktika andragogjike – bazat e teorisë mësimore (4 orë mësimore/ligjërata).

Pjesa praktike e trajnimit përfshinë lëndët (Neni 6 UA Nr. 2008/2):

  1. Të drejtuarit e mjetit motorik (20 orë mësimore ligjërata dhe ushtrime).
  2. Udhëheqja dhe vlerësimi i kandidatit për shofer (40 orë mësimore ligjërata dhe ushtrime).

REZULTATET E NXËNIES – PRITSHMËRIA (Neni 15 UA Nr. 2008/2):

Pyetësi në provim nga pjesa teorike duhet të jetë në gjendje që:

  • Të bëjë identifikimin e kandidatit për shofer;
  • Të jep udhëzime për plotësimin e testit dhe kriteret e vlerësimit;
  • Të mbikëqyrë sjelljet e kandidatëve gjatë kohës së testimit;
  • Të komunikojë rezultatin pas kontrollimit të testit.

Pyetësi në provim nga pjesa praktike duhet të jetë në gjendje që:

  • Të verifikojë dokumentacionin e mjetit motorik;
  • Të konstaton (me shikim vizual) se mjeti motorik me të cilin mbahet provimi i plotëson kushtet e parapara për mbajtjen e provimit;
  • Të bëjë identifikimin e kandidatit për shofer;
  • Të plotësojë formularin e testit të ngasjes;
  • Të bëjë vlerësimin e kandidatit për shofer sipas kritereve të parapara në shtojcën II të Udhëzimit Administrativ Nr. 2008/2.
  • Të rekomandojë orë plotësuese kandidatit i cili vlerësohet me notën “nuk kaloi”.
  • Të rekomandojë kandidatin i cili gjatë verifikimit të testit të pamurit rezulton si negativ që të sjell dëshmi plotësuese nga oftamologu.

Për këtë brez të kandidatëve do të organizohet edhe trajnimi shtesë i ECO-ngasjes si rekomandim nga CIECA (International Commission for Driver Testing Authorities).

PAGESA E TRAJNIMIT:

  • Mundësi pagese me këste mujore (vetëm përmes banke).
  • Pagesa në tërësi e trajnimit – 10% zbritje.
  • Të gjithë të diplomuarit (Bachelor dhe Master) në Kolegjin Tempulli, përfitojnë 20% zbritje në regjistrim.

Motivohet konkurrimi i gjinisë femërore – 10% zbritje

Për më shumë informacion tel: 038 60 40 20, 044 501 810, 049 604 999.

Email: [email protected]

Web: Linku i webit .