Programet e akredituara

Programet e akredituara dhe të licencuara në Nivelin 6 sipas KKK-Bachelor janë:

 

Inxhinieria e Trafikut dhe Transporti Rrugor-Niveli 6 sipas KKK-Bachelor

Zhvillimi i shpejtë ekonomik varet edhe nga kontributi i ekspertëve të lëmisë së qarkullimit, trafikut dhe transportit rrugor.  Kjo konsiston në nevojën e shkollimit të kuadrove të cilat që nga fillimi do të përgatiten profesionalisht për sferat përkatëse.

Projektet në auditimin e rrugëve, sigurinë rrugore, në infrastrukturor në rehabilitimin, ndërtimin dhe sinjalizimin e rrugëve kërkojnë kuadro me kompetencë të lartë në profesion.

Rezultatet e pritura të mësimit nga studentët:

  • Të planifikojnë dhe përcjellin rrjedhën e trafikut dhe transportit rrugor,
  • Të përpunojnë dhe analizojnë të dhënat lidhur me planifikimin e transportit,
  • Të mirëmbajnë dhe menaxhojnë parkun vozitës të organizatave/kompanive,
  • Të përcaktojnë itinerarin dhe kushtet e transportit,
  • Të zhvillojnë dhe bëjnë ekspertizën e aksidenteve në trafik,
  • Të auditojnë sigurinë në rrugë,
  • Të projektojnë rrugët përfshirë sinjalizimin horizontal dhe vertikal,
  • Të menaxhojnë punët në qendrat e kontrollimit teknik të automjeteve,
  • Të organizojnë dhe mbajnë ligjërata nga pjesa teorike në auto shkollë,
  • Të caktojnë vlerën e dëmtimit të automjeteve në rast aksidenti,
  • Të ligjërojnë lëndët e trafikut dhe transportit në shkolla të mesme profesionale, etj.

Disa nga mundësitë për punësim:

  • Organizatat që merren me transportin urban,
  • Organizatat që merren me komunikacionin interurban,
  • Ndërmarrjet për rregullimin e rrugëve,
  • Serviset ku kryhen kontrollat teknike,
  • Shërbime profesionale për përdorues në komunikacion,
  • Trajnime me edukatë dhe kulturë për sjellje në rrugë,
  • Auto shkolla,
  • Kompani të sigurimit të automjeteve
  • Shërbime doganore, etj.

Trafiku Hekurudhor dhe Transporti-Niveli 6 sipas KKK-Bachelor

Para vitit 2000 e andej në Kosovë nuk ka ekzistuar asnjë shkollë e mesme e lëre më shkollë e lartë për hekurudha. Hekurudhat e Kosovës janë menaxhuar nga punëtorë të ardhur nga viset tjera të ish Jugosllavisë.

Rreth viteve 80-ta, janë shkolluar disa punëtorë vendas të cilët vazhdojnë të menaxhojnë transportin hekurudhor edhe sot. Sidoqoftë integrimi i hekurudhave të Kosovës në rrjetin regjional dhe evropian ka nevojë e madhe për krijimin e resurseve të reja njerëzore, të cilët janë të gatshëm për projektimin, ndërtimin, sinjalizimin dhe menaxhimin e rrjetit hekurudhor kombëtar.

Rezultatet e pritura të mësimit nga studentët:

  • Të planifikojnë dhe përcjellin rrjedhën e trafikut hekurudhor dhe transportit,
  • Të përpunojnë dhe analizojnë të dhënat lidhur me planifikimin e trafikut hekurudhor dhe transportit,
  • Të mirëmbajnë dhe menaxhojnë parkun vozitës të organizatave dhe kompanive,
  • Të përcaktojnë itinerarin dhe kushtet e transportit hekurudhor,
  • Të bëjnë ekspertizën e aksidenteve në trafikun hekurudhor,
  • Të auditojnë sigurinë në transportin hekurudhor,
  • Të koordinojnë punët në stacionet hekurudhore në vend,
  • Të menaxhojnë punët në kompani që merren me transport hekurudhor,
  • Të përcaktojnë itinerarin e trenave në nivel vendi.

Disa nga mundësitë për punësim:

  • Stacione hekurudhore,
  • Përcjellje të teknikës, teknologjisë dhe organizimit të  trafikut,
  • Mirëmbajtje të binarëve,
  • Stabilimente elektrike,
  • Manipulant të makinave,
  • Sinjalizim automatik,
  • Shkolla të mesme profesionale, etj.

Inxhinieria Postare dhe Telekomunikacioni-Niveli 6 sipas KKK-Bachelor

Me  zhvillimin  e  teknikës  dhe  teknologjisë  bashkëkohore  të  Telekomit Europian  dhe  botëror,  edhe  Telekomi i Kosovës  është  kyçur  në  rrjetin ndërkombëtar. Prandaj për projekte të reja nevojitet trajnimi, përkatësisht përgatitja e kuadrove profesionale. Sot, po ashtu telefonia mobile dhe rrjeti i internetit mbulon pothuajse tërë territorin e Kosovës.

Kosova  ka  mungesë  të  njerëzve  të  kualifikuar  për  dërgesat  e  mallit, letrave me vlerë, pagesave e të ngjashme.  Janë këto vetëm disa nga nevojat për kuadro të profilit të trafikut dhe transportit postar, prandaj me shkollimin e kuadrove të reja, zhvillohet dhe rritet cilësia e shërbimeve postare dhe telekomunikimeve në nivel të Kosovës dhe më gjerë.

Rezultatet e pritura të mësimit nga studentët:

  • Të udhëheqin dhe menaxhojnë punët në Postën e Kosovës,
  • Të organizojnë punën e kompanive që merren me dërgesat e mallit në    vend dhe jashtë vendit, • të udhëheqin dhe koordinojnë punët në qendrën telefonike,
  • Të menaxhojnë punët në kompani të telefonisë mobile,
  • Të organizojnë trafikun postar,
  • Të mirëmbajnë dhe riparojnë aparatet dhe paisjet e telekomunikacionit,
  • Të zhvillojnë projekte për rrjete të telekomunikacionit,
  • Të montojnë dhe sigurojnë sistemet e telekomunikacionit në terren,
  • Të organizojnë dhe udhëheqin punët në organizata dhe kompani që merren me projektimin e telefonisë fikse dhe mobile,
  • Të ligjërojnë lëndët e trafikut postar dhe telekomunikacionit në shkolla të mesme profesionale në vend, etj.

Disa nga mundësitë për punësim:

  • Kompani postare,
  • Dërgesa postare,
  • Telefoni mobile,
  • Telefoni fikse,
  • Centrale telefonike,
  • Shkolla të mesme profesionale.

Trafiku Ajror dhe Transporti-Niveli 6 sipas KKK-Bachelor

Ky program është organizuar për herë të parë në vend në vitin akademik 2011/2012. Nevojat për shkollimin e kuadrove të reja në fushën e trafikut ajror  janë  të  mëdha.  Kjo  mund  të  ilustrohet  me  faktin  se  Aeroporti Ndërkombëtar  i  Prishtinës  brenda  një  viti  shënon  fluks  prej  mbi  1.5 milion udhëtarësh.  Kolegji “Tempulli” vlerëson se Aeroporti Ndërkombëtar Prishtinës (ANP) ka  mungesë  të  madhe  të  kuadrove  me  shkollim  të  lartë  profesional, teknikë dhe inxhinierë të trafikut ajror.

Rezultatet e pritura të mësimit nga studentët:

  • Të planifikojnë dhe përcjellin rrjedhën e trafikut ajror dhe transportit,
  • Të përpunojnë dhe analizojnë të dhënat lidhur me planifikimin e transportit ajror,
  • Të mirëmbajnë dhe menaxhojnë punët në aeroport, në platformë,
  • Të përcaktojnë masat preventive të shërbimeve emergjente të aeroporteve,
  • Të auditojnë sigurinë në aeroporte,
  • Të koordinojnë punët me aeroportet tjera rajonale,
  • Të menaxhojnë punët në aeroport,
  • Të ligjërojnë lëndët e trafikut ajror në shkolla të mesme profesionale.

Disa nga mundësitë për punësim:

  • Kontrolle të fluturimeve,
  • Operime në platformë,
  • Infrastrukturë  dhe transport ajror,
  • Menaxhim të mirëmbajtjes së platformës,
  • Stabilimente elektrike,
  • Udhëheqje e parkut vozitës të aeroporteve,
  • Shkolla të mesme profesionale.

Logjistika dhe Transporti-Niveli 6 sipas KKK-Bachelor

Ky  program  është  dizajnuar  për  individët  që  punojnë  në  profesionin e  logjistikës  dhe  transportit,  zakonisht  në  menaxhmentin  e  mesëm. Shpeshherë  punëdhënësit  janë  shumë  të  brengosur  për  punëtorët  e tyre në nivelin e mesëm të menaxhimit sepse në mungesë të vetëdijes strategjike ata pa dashje mund të ngadalësojnë arritjet e objektivave të kompanive.

Një parakusht për progres për shumicën e këtyre menaxherëve është që ata të zhvillojnë dhe zgjerojnë njohuritë e tyre në kuptimin e çështjeve strategjike, mjeteve dhe teknikave në punë.

Përveç  akreditimit  nga  Agjencia  e  Kosovës  për  Akreditim  (AKA),  ky program është i akredituar edhe nga The Chartered Institute of Logistics and Transport – (CILT) International.

Rezultatet e pritura të mësimit nga studentët:

  • Të trajtojnë temat nga logjistika dhe transporti në kontekstin strategjik,
  • Të menaxhojnë strategjinë e punës,
  • Të menaxhojnë punën në logjistikë dhe transport,
  • Të planifikojnë rrjetin strategjik në logjistikë dhe transport,
  • Të arrijnë performancë  strategjike në logjistikë dhe transport,
  • Të njohin metodat e hulumtimit,
  • Të projektojnë profesionalisht projekte në logjistikë dhe transport.

Disa nga mundësitë për punësim:

  • Logjistikë,
  • Zinxhir të furnizimit,
  • Shpërndarje,
  • Transport,
  • Magazinim,
  • Konsulencë në logjistikë,
  • Projekte logjistike.