Praktika profesionale

Përveç praktikës periodike gjatë studimeve, secili student është i obliguar që para përfundimit të semestrit veror gjatë studimeve në vitin e tretë të studimeve të mbajë praktikën profesionale në kohëzgjatje të një semestri. Puna praktike organizohet me institucionet partnere të ndryshme me të cilat Kolegji “Tempulli” bashkëpunon p.sh. Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari”, Policia e Kosovës, Doganat e Kosovës, Hekurudhat e Kosovës, Komunat, Posta e Kosovës, Stacionet e Autobusëve, Qendrat e Kontrollimit Teknik, etj.