[email protected]

TITULLI I PROJEKTIT: Inkurajimi i procesit të zhvillimit të kurrikulave në bazë të rezultateve të mësimit dhe mësimin kërkimor në institucionet private të arsimit të lartë të Kosovës.

KOHËZGJATJA E PROJEKTIT: 15/10/2012 – 14/10/2014

ANTARËT E KONZORCIUMIT:

  • Universiteti i Salzburgut, Austria, (posedues i grantit)
  • Kolegji Universitar Cork, Ireland
  • Universiteti i Edinburg,Skotlandë
  • Universiteti POLITEHNICA Bukuresht, Rumani,
  • WUS Austri
  • Ministria e Arsimit, Shkecës dhe Teknologjisë, Kosovë,
  • Agjensioni i Akreditimit në Kosovë.

FUSHAT E SYNUARA: Arsimi dhe Punësimi.

PËRSHKRIMI I PROJEKTIT: ” Inkurajimi i procesit të zhvillimit të kurrikulave në bazë të rezultateve të mësimit dhe mësimin kërkimor në institucionet private të arsimit të lartë të Kosovës ” (LO @ IAL) Projekti është i financuar nga Komisioni Europian përmes programit TEMPUS IV. Ideja e projektit është e shtyrë nga nevoja për të mbështetur dhe inkurajuar institucionet e arsimit të lartë (IAL) të Kosovës në rritjen e procesit të zhvillimit të kurrikulave në bazë të rezultateve mësimore dhe mësimdhënies kërkimore.

QËLLIMET KRYESORE TË PROJEKTIT:

  • Për të përcaktuar një grup të përshkruesve që tregojnë rezultatet e mësimit relevante me kualifikimet në nivelet 6 dhe 7, që një nxënës i fushës së biznesit mund t’i fitojë gjatë studimeve, në bazë të Kornizës Kombëtarë të Kualifimeve (KKK) dhe Kornizës Europiane të Kualifikimeve (KEK) (bazuar në matricën e njohurive, shkathtësive dhe kompetencave nga KKK dhe KEK );
  • Për të ngritur mësimindhënien  bazuar në rezultatet e të nxënit;
  • Të promovojë mësimin kërkimor;
  • Për të zhvilluar indikatorët kyç për të monitoruar dhe shënuar aktivitetet kërkimore dhe zhvillimore;
  • Të promovojë rishikimin e kurrikulave bazuar në kërkesat e tregut të punës;
  • Forcimi i bashkëpunimit të institucioneve private të arsimit të lartë me ndërmarrjet;
  • Për të përmirësuar shërbimet udhëzuese mbi karrierën për studentët. Financuar nga: Komisioni Europian nëpërmjet Tempus IV – Call 5 për Propozime EACEA 25/2011