Ligjëruesit në autoshkolla

PROGRAMI PËR LIGJERUES PROFESIONAL NË AUTOSHKOLLA

Këto programe zhvillohen duke u bazuar në Udhëzimet Administrative Nr. 2008/11, Nr. 2008/5, dhe Nr. 2008/9 të MTPT-së

Qëllimi i programit

Qëllimi i këtij programi është të përcaktohet programi i provimit profesional, procedura e licencimit për ligjërues profesional për aftësimin e kandidatëve nga pjesa teorike për patentë shofer.

Programi i provimit profesional përfshin:

  • Dispozitat që kanë të bëjnë me aftësimin e kandidatit për shofer;
  • Dispozitat e komunikacionit dhe rregullat e sigurisë;
  • Psikologjia e të mësuarit të kandidatit për shofer;
  • Didaktika;
  • Teknika e komunikacionit;
  • Njohja e mjetit motorik;
  • Metodika e të mësuarit.
  • Dokumentacioni për paraqitjen e provimit profesional

Për paraqitjen e provimit profesional kandidati duhet të paraqes këto dokumente:

  • Aplikacioni;
  • Fletëpagesa;
  • Dëshmia për përgatitjen profesionale;
  • Patentë shoferi;
  • Letërnjoftimi apo pasaporta.

Organizimi i provimit profesional

Provimi profesional organizohet në tri pjesë me:

  • shkrim-test;
  • prezantimi i temës(orës mësimore);
  • përgjigje me gojë.

Ç’ka pas prërfundimit të provimit

Kandidati i cili e jep provimin në tërësi i lëshohet vërtetimi i cili vlen deri në lëshimin e licencës.