Kushtet për pranim

Në studimet Master mund të regjistrohen studentët të cilët kanë kryer studimet themelore në institucionet publike ose private në vend dhe jashtë tij. Kushtet e regjistrimit dhe obligimet janë caktuar në përputhje me shkollimin paraprak të kandidatëve sikur vijon:

  • Kandidatët të cilët kanë kryer studimet universitare sipas modelit të reformuar duke akumuluar të paktën 180 ECTS kredive ose ekuivalenti i këtyre kredive (studimet trevjeçare) në kohëzgjatje dy vite.

Dokumentet e nevojshme për regjistrim:

  • Certifikata e lindjes
  • Letërnjoftimi ose pasaporta
  • Diploma origjinale universitare e ciklit të parë të studimeve
  • Certifikata-transkripti i notave (me pikë-kredi ECTS për secilën lëndë).
  • Dy fotografi për index.