Auto shkolla

Dokumentacioni

Kandidati i cili dëshiron të aftësohet për kategorinë “B”, duhet të plotësojë këto kritere:

  • Mosha 18 vjet e tutje
  • Certifikata mjekësore
  • Letërnjoftimi
  • Certifikata e Kryqit të Kuq

Mosha minimale e lejuar e kandidatit për t’iu nënshtruar provimit për patentë shoferi është:

  • Gjashtëmbëdhjetë (16) vjet, për kategoritë AM, M, A1, B1, L dhe T
  • Tetëmbëdhjetë  (18)  vjet,  për  kategoritë  A2,  B  dhe BE
  • Njëzet (20) vjet, për kategoritë A, nëse ka përvojë se paku dy (2) vjet në kategorinë A2. Kushti dy (2) vjet nuk vlen nëse kandidati për shofer i ka së paku njëzet e katër (24) vjet;
  • Njëzet e një (21) vjet, për automjete me tri rrota (triçikletë) më tepër se 15 kw;
  • Tetëmbëdhjetë (18) vjet, për kategoritë C1 dhe C1E;
  • Njëzet e një (21), vjet për kategoritë C dhe CE;
  • Njëzet e një (21), vjet për kategoritë D1 dhe D1E;
  • Njëzet e katër (24) vjet, për kategoritë D dhe DE.